Video-skandali/Hoxha poston videon
ku Andi Lila tall priftin, Sadiku qesh

Video-skandali/Hoxha poston videon<br />ku Andi Lila tall priftin, Sadiku qesh
Të vetëdijshëm se kamera po i filmonte dhe se do të ishin live në Facebook futbollistët e Kombëtares Armando Sadiku dhe Andi Lila janë bërë pjesë e një skandali ku tregojnë si tallen me priftërinjtë në skuadrat që luajnë.
  
Videoja është bërë publike nga imami Ahmed Kalaja i cili “stimulon” bisedën, ndërsa Lila tregon historitë që bëjnë të qeshin Sadikun dhe hoxhën.
 
Lila shprehet se priftërinjtë në Greqi vijnë t’i bekojnë para çdo ndeshje, veprim të cilin në një rast ai e ka injoruar.
  
“Erdhi prifti se vjen çdo muaj, erdhi në një dhome të vogël bashkë me trajnerin. Ky është prift i madh fare thanë ata se ata që vinin zakonisht ishin më të vegjël. Muaj për muaj me datë 1 bëjnë bekimin. Hedhin ujë, unë ruhem që të mos më kapë ndonjë pikë. Ai zgjaste dorën të gjithëve dhe i puthnin dorën. Doli më pa mua, i tha trajneri ky është shqiptar. A tha, shqiptar, këta janë besimtarë të mirë, më zgjati dorën afër turinjve, ja kapa dorën dhe i thashë si ke qenë a je mirë, ata të tjerët vunë duart kokës, obobo na fëlliqe. Thanë është njeri i mirë, kur pas dy javësh e kishin kapur pa brekë”,
është shprehur Lila ndërsa të pranishmit në dhomë kanë shpërthyer në të qeshura.
 
Është ky vetëm një fragment i historive që tregon Lila ku protagonistë janë priftërinjtë.

Videoja është xhiruar në hotelin ku është grumbulluar Kombëtarja para ndeshjes me Italinë, ndërsa gjatë gjithë kohës në dhomë me ta është edhe një fëmijë i vogël i quajtur Muhamed.

Videoja e plotë 17 minutëshe e postuar nga imami Ahmed Kalaja

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë