VIDEO/ Evazion fiskal miliona euro përmes shitjeve online, 15 të arrestuarit dalin të qeshur përpara gjykatës, lirohen nga qelia

TIRANË- Të buzëqeshur kanë dalë sot para gjykatës 15 të arrestuarit që krijuan skemën e tregtisë online në rrjetet sociale duke shmangur tatim taksat dhe  detyrimet doganore. Gjykata e Tiranës ka nxjerrë sot nga burgu 15 të arrestuarit.

Konkretisht, për Erisa Ismailin, Pranvera Rrapushin, Arlinda Dalipajn, Estenela Kolën, Malseda Gegën, Jonida Kromidhën, Shkëlqim Pelinkun dhe Rezarta Gjikën, gjykata caktoi “detyrim paraqitje”, ndërsa në “arrest në shtëpi” u lanë Klodian Vladi, Jovan Qemeri, Erjol Kaftirani, Erta Xhetani, Gentian Lleshaj, Sara Rizaj dhe Behar Bici.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se, këta persona nëpërmjet faqeve online, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.

Ky operacion i policisë që zbuloi 25 faqe online duke shmangur tatim taksat dhe detyrimet doganore erdhi si vazhdim i operacionit të nëntorit të vitit të kur u zbuluan 6 magazina industriale në kryeqytet që merreshin me kontrabandë mashallash tekstile duke shmangur detyrimet tatimore dhe kryer evazion fiskal.

Këto magazina kishin krijuar një skemë kontrabande që ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit. Shitjet bëheshin në të gjithë Ballkanin.

Në magazinat e bllokuara janë sekuestruar pakon e mallrave kontrabandë, pa faturë fiskale. Të arrestuarit në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga  Shqipëria në mënyrë kontrabandë pa iu nënshtruar tarifimit doganor dhe duke shmangur detyrimet tatimore. Nga kontrolli  është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjislacionit përkatës. Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurrencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se, këta shtetas nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh (mallrash), të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:25
Evazion fiskal miliona euro përmes shitjeve online, Gjykata e Tiranës nxjerr nga qelia 15 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia 15 të arrestuarit për skemën e ngritur të tregtisë në rrjetet sociale duke shmangur tatim taksat dhe detyrimet doganore.  

Konkretisht Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për Klodian Vladin, Jovan Qemerin, Erjol Kaftiranin dhe Erta Xhetanin.

Gjykata ka vendosur detyrim paraqitjeje për Malseda Gegën, Jonida Kromidhën, Shkëlqim Pelinkun, Rezarta Gjikën, Erisa Ismailin, Pranvera Rrapushin, Arlinda Dalipajn dhe Estenela Kolën.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale