Skënderbeu dhe Egnatia barazuan 1-1 për javën e dhjetë në Superligë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Korçës ishte me emcione dhe zgjati më shumë se 90 minuta, kjo për shkak se një tifoz vendas u ndje keq gjatë lojës dhe i desh ndihma e stafeve mjekësore dhe më pas ambulancës për ta trasportuar në spital. Gjithçka sa i takon fushës u zhbllokua në minutën e tretë nga Isganderli. Sulmuesi kaloi miqtë nga Rrogozhina në avantazh, me pjesën e parë që u mbyll me këto shifra. Në fundin e ndeshjes, pikërisht të minutën e 103 ishte Ahanonu që vendosi ekuilibrat. Edhe pas këtij barazimi, Egnatia me 20 pikë mban kreun e renditjes, aq sa ka edhe Partizani ndjekës që ka një ndeshje më pak. Skënderbeu me 13 pikë mban vendin e gjashtë.