Skuadrat e futbollit, Minaya nga Ukraina dhe rusët e Shinnik Yaroslavl janë takuar në një hotel në Turqi për fazën përgatitore dhe mes futbollistëve nuk kanë munguar grushtet.
Ukrainasit e Minaya kishin kërkuar nga menaxherët e hotelit që mos kishte ekipe ruse në të njëjtat ambiente, teksa për shkak të tërmeteve që goditën vendi situata u bë kaotike dhe u desh që dy skuadrat të ndanin ambiente të njëjta.
Situata e brendshme çoi në një konflikt. Një nga lojtarët ukrainas i tërhoqi vërejtjen një rusi që po sillej në mënyrë të pahijshme ndaj stafit të hotelit. Anëtari i Shinnik Yaroslavl kishte pirë dhe ishte i pasjellshëm.
Futbollisti rus nuk nguroi të vijonte sjelljen e keqe dhe u përlesh me një nga futbollistët ukrainas të Minayas, raporton gazetari sportiv Roman Bebekh. Kur futbollistët u munduan të qetësoheshin, situata u bë më e rëndë, me lojtarët që u përleshën masivisht në hotel.
Pas kësaj situate, klubit rus iu kërkua që të linte hotelin. Duket se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës vijon edhe mes skuadrave të futbollit.