Maribori barazoi 1-1 në Slloveni me Birkirkara, për turin e I të Conference League. Ndeshja u zhbllokua nga miqtë maltezë, teksa Maribor barazoi me Brnic në pjesën e dytë.
Në fundin e ndeshjes dhe konkretisht në të 90 minutë, në fushë për Mariborin u fut edhe Xhuliano Skuka. Sulmuesit shqiptar iu deshën nëntë minuta për t'u bërë protagonist, duke marrë karton të verdhë. Një sherr me një nga kundërshtarët, bëri që arbitri Al-Emra nga Finlanda të ndëshkonte shqiptarin.
Edhe pse pak javë në ekip, Skuka ia doli që të marrë minuta në ekipin e ri. Kujtojmë se sllovenët e morën në huazim shqiptarin nga Metz, teksa në fundin e sezonit mund të blejnë kartonin e tij.