Sokol Cikalleshi është vendimtar te Konyaspor dhe këtë kavajasi 33-vjeçar e tregoi edhe në ndeshjen e kësaj të diele për javën e 18-të në Superligën turke të futbollit. Sulmuesi i Kombëtares shënoi dopietë në minutat 50-të dhe 63, me të dy golat që erdhën nga penalltia.
Në një sfidë që pjesën e parë e pa të mbyllej 0-0, në të dytën ishte Cikalleshi që nuk gaboi përballë portierit Bayazit dhe e ndëshkoi dy herë në 13 minuta. Tanimë Cikalleshi shkon në kuotën e tetë golave të shënuar këtë sezon në Turqi.
Për t'u theksuar se legjionarët po kalojnë një formë të mirë, pasi dje shënuan me klubet e tyre edhe Rey Manaj, Taulant Seferi dhe Arbnor Muja.