Al Khaleej po fiton 2-0 me Al Taee për javën e 21-të në kampionatin e futbollit në Arabinë Saudite. Golin e parë për vendasit e shënoi Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Kombëtares që është pika fikse e sulmit të Al Khaleej.
Në minutën e 12-të të takimit, kavajasi ia doli të tregohet "dinak" dhe të përfitojë nga gabimi i mbrojtësit mik. Përballë portierit Braga, 33-vjeçari nuk e pati të vështirë të tundte rrjetën me një të djathtë prirët me tokën.
Më pas, në fundin e pjesës së parë vendasit shënuan sërish me Al Abdan për të dyfishuar avantazhin. Këto tri pikë janë jetike për skuadrën e Cikalleshit, që e sheh veten në vendin e 14-të (dy më sipër se fundi) dhe është në garë për të dalë nga zona e ftohtë.
Lajmi i mirë për trajnerin Sylvinho, me disa futbollistë të kombëtares shqiptare që janë në formë të mirë përpara ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Polonisë në 27 mars në Varshavë.









Komente
Komento