Fenerbahce fitoi 0-3 në udhëtim kundër Kasimpasa në Grupin B të Kupës së Turqisë. Përtej fitores së ekipit nga Stambolli, vëmendjen e mori Jose Mourinho me "bëmat" e tij.

Në fundin e ndeshjes, si për çudi Mourinho u afrua te ekipi kundërshtar, i bashkoi në fushë dhe iu bëri një fjalim motivues. Çudi nga portugezi që ka dashur të motivojë rivalët pasi i mposhti. Jo më kot edhe nofka e tij është "Speciali".

Veç veprimit më sipër, Mou kaloi kohë me tifozët kundërshtar duke dhënë autografe dhe bërë foto me ta. Ka edhe më shumë, ai hoqi tutat e sportit dhe ia dha një tifozi.

Duket se triumfi në Kupë e ka kënaqur Mourinhon që është rikthyer te "bëmat" e vjetra.