Pesë anëtaret e Spice Girls janë ribashkuar, ndoshta jo siç e prisnit. Të shtunën mbrëma, Victoria Beckham, Melanie Broën, Emma Bunton, Geri Horner dhe Melanie Chisholm, të njihura si Posh, Scary, Baby, Ginger dhe Sporty Spice, u mblodhën për të festuar 50-vjetorin e Viktorias në Londër.
Vajzat festuan sikur të ishte viti 1997, duke performuar këngën e tyre klasike, Stop. David Beckham e ndau momentin në Instagram dhe u pa duke kënduar së bashku.
Victoria Beckham komentoi: "Nata më e mirë ndonjëherë! Gëzuar ditëlindjen për mua! Ju dua shumë të gjithëve! #SpiceUpYourLife."
Fansat në rrjetet sociale ishin të gëzuar kur panë pesë Spice Girls të rikthyer së bashku për herë të parë në vite.
“David, ti je menaxheri më i mirë i mediave sociale, faleminderit që ke ndarë videon”, shkroi njëri.
“Momenti që i gjithë planeti ka pritur”, ka shkruar një tjetër.