VIDEO/ Spice Girls ribashkohen... në ditëlindjen e 50-të të Victoria Beckham

VIDEO/ Spice Girls ribashkohen... në ditëlindjen e 50-të të Victoria Beckham

Spice Girls në kulmin e viteve 1990

Pesë anëtaret e Spice Girls janë ribashkuar, ndoshta jo siç e prisnit. Të shtunën mbrëma, Victoria Beckham, Melanie Broën, Emma Bunton, Geri Horner dhe Melanie Chisholm, të njihura si Posh, Scary, Baby, Ginger dhe Sporty Spice, u mblodhën për të festuar 50-vjetorin e Viktorias në Londër.

Vajzat festuan sikur të ishte viti 1997, duke performuar këngën e tyre klasike, Stop. David Beckham e ndau momentin në Instagram dhe u pa duke kënduar së bashku.

Victoria Beckham komentoi: "Nata më e mirë ndonjëherë! Gëzuar ditëlindjen për mua! Ju dua shumë të gjithëve! #SpiceUpYourLife."

Fansat në rrjetet sociale ishin të gëzuar kur panë pesë Spice Girls të rikthyer së bashku për herë të parë në vite.

“David, ti je menaxheri më i mirë i mediave sociale, faleminderit që ke ndarë videon”, shkroi njëri.

“Momenti që i gjithë planeti ka pritur”, ka shkruar një tjetër.

 

Spice Girls performuan për herë të fundit së bashku në 2019

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot