Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike! Ambasadori i BE: Jo më ndryshim buxheti me akt normativ, monitoroni PPP-të! BB: Eliminoni korrupsionin (VIDEO)

TIRANE- Ministri i Financave Ervin Mete prezantoi sot (3 maj 2024) Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike 2023-2030, me në fokus 6 shtylla kryesore, nga programi makroekonomik, monitorimi i rreziqeve fiskale, menaxhimi i të ardhurave e deri tek kontrolli i brendshëm financiar.

Strategjia e tretë të Menaxhimit të Financave Publike e cila është punuar nga ministria e Financave bashkë me ekspertët e Bashkimit Europian.

 Forcimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i financave publike, një nga kërkesat themelore sa i përket rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE prandaj “Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike synon të sigurojë një sistem financiar publik që promovon transparencën, llogaridhënien dhe disiplinën fiskale’ tha ministri i Financave Mete.

Para komitetit drejtues Ministri Mete prezantoi dhe risitë.

“ Strategjia e re për Menaxhimin e Financave Publike synon përmirësimin e mëtejshëm të politikave fiskale dhe makroekonomike. Është rishikuar kuadri ligjor për Menaxhimin e Investimeve Publike, duke prioritizuar përmes një liste unike projektet me rëndësi kombëtare.  Kuadri ligjor i menaxhimit të borxhit është ndryshuar për të reflektuar përmirësime mbi përgatitjen e Strategjisë së Menaxhimit të Borxhit.   Kjo Strategji synon edhe rritjen e mobilizimit të të ardhurave dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve për menaxhimin tatimor e doganor" tha Mete.

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia e duhur e menaxhimit të financave publike dhe inkurajo përfaqësuesit e shoqërisë civile të marrin pjesë aktive për të ofruar kontributin e tyre. Kërkoi më shumë monitorim për koncesionet, dhe të hiqet dorë nga rishikimi i buxhetit me akte normative.

Reforma e menaxhimit të financave publike është një proces në vijimsi e ritheksoj se është pjesë e axhendës së reformave dhe planit të rritjes. Disa nga reformat të cilat kemi inkurajuar gjatë viteve të fundit e shumica e tyre me kënaqësi pashë që janë të reflektuara në këtë strategji.

Kemi shprehur shqetësime për përdorimin ekskluziv të akteve normative për rishikimin e buxhetit. Kjo mund të jetë e justifikueshme në situate krizash por jemi të mendimit se duhet të kthehemi tek rishikimi i buxhetit me anën e procedurave. Është e rëndësishme edhe mbikqyrja e parlamentit.

Është e rëndësishme dhe KLSh, sepse rekomandimet e gjetjet e saj duhet të diskutohen e merren parasysh përfshirë diskutimet dhe gjetjet në Kuvend. Mbetet e rëndësishme të fuqizojmë monitorimin dhe mbiqkyrjen në fusha ku kemi rrezikun apo rriskun fiscal. Do të thotë monitorimi I projekteve PPP apo ndërmarrjeve në pronësi të shtetit.  

Në fushën e tatimeve ju inkurajomë të merren masa për të zgjeruar gjithnjë e më shumë bazën tatimore duke luftuar informalitetin dhe përmirësuar administratën tatimore. Jemi të inkurajuar nga rezultatet e procesit të fiskalizimit. Ju kemi inkurajuar që në mënyrë zyrtare të miratoni strategjinë afatmesme të të ardhurave, e cila sjell parashikueshmërinë në politikën tatimore" tha Gonzato

Drejtori i Bankës Botërore vuri theksin tek lufta kundër korrupsionit.

"Duhet ruajtur disiplina fiskale nëpërmjet menaxhimit të mbledhjes së të ardhurave dhe menaxhimit të borxhit.  Mendoj se të gjithë jemi përgjegjës për këtë strategji, dhje duhet të sigurohemi që mundësitë për korrupsion të eliminohen" tha menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë Emanuel Salinas.

Strategjia e re për Menaxhimin e Financave Publike është publikuar për konsultim publik në fillim të muajit të kaluar dhe pritet të miratohet brenda 6-mujorit të parë të këtij viti, për të nisur më tej me fazën e implementimit të saj. Të pranishëm në këtë event ishin Ministri i Financave, z. Ervin Mete, Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, z. Silvio Gonzato, Menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë, z. Emanuel Salinas, kryetari i komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, z. Eduard Shalsi, përfaqësues të tjerë të MF dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike, synon të mbështesë një ekonomi më të zhvilluar dhe shërbime më të mira për qytetarët, të rrisë përgjegjshmërinë, transparencën, eficiencën dhe disiplinën fiskale në planifikimin dhe shpenzimin e fondeve publike, si edhe të adresojë një sërë sfidash në rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Gjithashtu, Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike është një nga parakushtet e BE-së për përthitjen e fondeve evropiane nën instrumentin e mbështetjes buxhetore sektoriale. 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
Strategjia e menaxhimit të Financave, Banka Botërore: Ka 4 shtylla kritike, duhet të mbyllet çdo shteg për korrupsion! 

 

Gjatë prezantimit të Strategjinsë së tretë të Menaxhimit të Financave Publike, drejtori i Bankës Botërore vuri theksin tek lufta kundër korrupsionit.

"Duhet ruajtur disiplina fiskale nëpërmjet menaxhimit të mbledhjes së të ardhurave dhe menaxhimit të borxhit. Teksa shohim strategjinë mendojmë se 4 element kritik. I pari është prioriteti, sepse gjithmonë do të ketë nevojë më shumë për burime, ndaj duhet prioritet në përdorimin e burimeve. 

Eficenca për përdorimin e burimeve, vlera e parave në momentin që investohen, e gjithë duhet të merret në konsideratë. 
E treta, është transparenca dhe llogaridhënia, mendoj se të gjithë jemi përgjegjës për këtë strategji, dhje duhet të sigurohemi që mundësitë për korrupsion të eliminohen. 

E katërta është fleksibiliteti, në Shqipëri ka pasur shok në vitet e fundit, dhe ka pasur nevojë për rialokimin e financave publike, që duhet të bëhet në mënyrë të shpejtë që tu përgjigjet elementeve të shoqërisë më në nevojë. Duhet të kemi nevojë tu përgjigjemi këtyre situatave në mënyrë sa më të shpejtë' tha Emanuel Salinas

Vuri theksin dhe tek eficenca e përdorimit të financave publike dhe transparenca dhe llogaridhënia

Ora 12:10
Mete prezanton strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike: Kusht per integrimin! Promovon transparencën, llogaridhënien! Ja 6 objektivat

 

Ministria e Financave prezantoi sot Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, një dokument bazë i cili është punuar së bashku me ekspertët e Bashkimit Europian dhe orienton politikat sa i përket reformave në menaxhimin e financave publike deri në vitin 2030.Në fjalën e tij, Ministri i Financave u shpreh se forcimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i financave publike është një nga kërkesat themelore edhe sa i përket rrugëtimit të vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Reforma e Menaxhimit të Financave Publike synon të sigurojë një sistem financiar publik që promovon transparencën, llogaridhënien, disiplinën fiskale dhe efikasitetin në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik”, tha Ministri.

Ministri Mete theksoi se vendi ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme që kanë sjellë avancime domethënëse në procesin e integrimit evropian. Në këtë kuadër, edhe Plani i Rritjes, i miratuar së fundmi nga Parlamenti Evropian, do të shërbejë si shtysë për vijimin e reformave, shoqëruar kjo edhe me mbështetjen financiare për përshpejtimin e tyre.

Duke iu referuar Strategjisë së re, Ministri Mete informoi se disa prej synimeve të saj janë:
·        Përmirësimi i mëtejshëm i politikave fiskale dhe makroekonomike;
·        Avancimi në planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor, si edhe rritja e monitorimit dhe raportimit;
·        Rritja e mobilizimit të të ardhurave dhe përmirësimi i mëtejshëm i sistemeve për menaxhimin tatimor e doganor;
·        Forcimi i menaxhimit të zbatimit të buxhetit dhe implementimi i mëtejshëm i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit;
·        Avancimi i përputhshmërisë së sistemeve për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik në përputhje me praktikat e BE-së;
·        Integrimi i elementeve të ekonomisë së gjelbër, duke synuar procedura dhe praktika që nxisin shpenzime drejt aktiviteteve të gjelbra.  

Duke bërë një përmbledhje të zhvillimeve kryesore ekonomike Ministri tha se Shqipëria po kalon një moment shumë të mirë ekonomik, treguesit kryesorë makroekonomikë kanë shënuar përmirësime të ndjeshme, ku borxhi publik në fund të vitit 2023 zbriti për herë të parë që nga viti 2011 nën nivelin 60% dhe pritet të vijojë trajektoren rënëse edhe gjatë viteve në vazhdim, ndërsa balanca primare u rikthye në pozitive dhe u shënua një përmirësim i ndjeshëm i bilancit të llogarisë korrente, ndikuar kryesisht nga performanca shumë e mirë e sektorit të turizmit dhe shërbimeve të lidhura me këtë sektor, si edhe investimeve të huaja direkte që arritën nivelin më të lartë, prej 1.5 miliardë euro.

“Ka vijuar performanca e mirë e të ardhurave edhe në muajt e parë të vitit 2024, përgjatë të cilit projektojmë të arrijmë në mbi 28% të PBB-së sa i përket mbledhjes së të ardhurave. Gjithashtu, vitin e kaluar u shënua niveli më i ulët i detyrimeve të prapambetura prej rreth 1% në raport me shpenzimet, që nga momenti i nisjes së monitorimeve në vitin 2016, kjo edhe në kuadër të reformave të ndërmarra në zbatim të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike”, tha Ministri.

Strategjia e re për Menaxhimin e Financave Publike është publikuar për konsultim publik në fillim të muajit të kaluar dhe pritet të miratohet brenda 6-mujorit të parë të këtij viti, për të nisur më tej me fazën e implementimit të saj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tomtom: 03/05/2024 17:11

    Ketij sikur i dolen nja 1000m2 toke ne Lalez....apo Babait. Nuk ishte ne kohen qe punonte me Ahmetajn kur iu gjet kjo toke te atit dhe plot te tjera gjera? E cuditshme...Cudia me e madhe ,ky mesazh nuk ka per tu botuar.1000% i sigurte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani