VIDEO/Studentja qëllon me 
salcë ministren Lindita Nikolla
FOTO/Kush është studentja 'rebele'

VIDEO/Studentja qëllon me <br />salcë ministren Lindita Nikolla<br />FOTO/Kush është studentja 'rebele'
Një studente ka qëlluar me salcë, pasditen e së enjtes, ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Ngjarja ka ndodhur gjatë samitit të studentëve, organizuar përballë Piramidës, ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

Në video duket qartë momenti kur qëllohet ministrja, menjëherë sapo ajo ështe ulur, ku një aktiviste i është afruar dhe i ka hedhur salcë. 

Studentja është identifikuar si aktiviste e lëvizjes "Për Universitetin", grupim i cili kundërshton reformën në arsimin e lartë. Ajo është studentja Mirela Ruko, me origjinë nga Fieri, e cila njihet si aktiviste e lëvizjes në fjalë dhe pjesëmarrëse në disa tubime kundër reformës.

Një vit më parë, ajo ishte pjesë e grupimit të studentëve që goditën me vezë kryeministrin Edi Rama te Fakulteti i Shkencave Sociale.

Menjëherë pas ngjarjes, studentja Mirela Ruko është shoqëruar nga policia për në ambientet e komisariatit nr.1 në kryeqytet. Ajo është liruar nga policia rreth 10 orë pas ndalimit, ndërsa përpara komisariatit u mblodhën edhe një grup protestuesish, aktivistë të lëvizjes "Për Universitetin". 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete