Është publikuar videoja ku shoferi i kamionit në Jeruzalem futet mes turmës duke lënë 4 të vdekur dhe 15 të plagosur.
 
Kamioni është futur me shpejtësi mes turmës ndërsa policia ka vrapuar menjëherë në drejtim të saj dhe ka vrarë autorin e sulmit.
 
Nga videoja duket qarte paniku që sjell sulmi, ku të gjithë të pranishmit në shesh shpërndahen në drejtime të ndryshme për t’iu larguar rrezikut.
 
“Ky është një sulm terrorist”, u shpreh një efektiv policie në një radio të Izraelit ndërsa shpjegoi se trupat ishin të shpërndara në rrugë.

 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com