RUSI - Pas një periudhe prej dy muajsh pa shënuar, sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në sfidën mes Rubin Kazanit dhe Akhmat Grozny.
Qendërsulmuesi nga Gjilani shënoi në minutën e 75-të, duke zhbllokuar rezultatin me një goditje të saktë nga pranë, pas një kundërsulmi të shpejtë ku dribloi mbrojtësin rival. Ky gol pritet t’i japë Dakut një dozë të madhe besimi, sidomos pas vështirësive që ka pasur në këtë periudhë, përfshirë mungesën e minutave në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në muajin nëntor.
Daku shkon në kuotën e 9 golave sezonalë në kampionatin rus deri tani.
1-0 Daku pic.twitter.com/KoUvyIY0xO
— RPL Sky (@RPLNews_eng) November 22, 2025
Komente












Duhet te provohet tek serie A. Edhe Zhegrova po e ka te veshtire 10 Ndeshje pa gola ne itali
Përgjigju