Video, surpriza për djalin e efektivit
Kodra, Rama: Me njerëzit për njerëzit

Video, surpriza për djalin e efektivit<br />Kodra, Rama: Me njerëzit për njerëzit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në profilin e tij në facebook një video nga surpriza që ministri i brendshëm Saimir Tahiri i bëri djalit të efektivit të vrarë të FNSH, Ardian Kodra.
 
Suard Kodra, djali i policit të rënë në krye të detyrës ka nisur dje klasën e 10 mes lotësh dhe emocionesh të mëdha.
 
Në videon e postuar nga Rama shkruhej:”Efektivi i policisë Adrian Kodra humbi jetën gjatë aksionit për ndalimin e një personi të armatosur. Ne mësuam se Suardi, djali i tij, i kërkoi shokut të babait ta shoqëronte në ditën e parë të shkollës.
Menduam t’i bënim një surprizë...
 
...Suardin ta shoqëronim të gjithë bashkë në shkollë si një familje e madhe. Babai i kishte premtuar t’i dhuronte një laptop për ditën e parë të shkollës.
 
“Porosisë e babës ta sollëm ne”.
 
Babai yt sot do të ishte shumë krenar për ty. Tani e tutje edhe ne jemi familja jote
”. 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron