Sulmuesi anësor i Kombëtares, Anis Mehmeti ka shënuar dy gola këtë të shtunë për Bristol City në Championshipin anglez të futbollit.
Për raundin e 18-të, Bristol fitoi 4-0 kundër Plymouth dhe Mehmeti gjeti dy supergola duke e dërguar në gjashtë numrin e golave që ka shënuar këtë sezon. Duhej minuta e 62 kur 23-vjeçari mori një pasim të bukur dhe me disa driblime dhe një goditje të zgjuar ia ndali sferën në rrjetë portierit Grimshau.
Në të 70-ën, pas pasimet të Uells dhe një driblimi, e djathta e Mehmetit u ndal sërish në rrjetë. Veç golave, Anisi asistoi në realizimin e golit të parë.
Sulmuesi anësor koleksionon tre ndeshje me Kombëtaren, teksa ka qenë Sylvinho që i ka dhënë minuta dhe e ka ftuar në skuadër, por duket se braziliani i stolit e ka harruar pasi prej 20 qershorit 2023 nuk e ka grumbulluar në ekip.