Mirlind Daku ka gjetur golin e pestë në Rusi me Rubin Kazan. 26-vjeçari i Kombëtares është rikthyer të jetë protagonist për të tijtë, me Rubin që e mbylli në avantazh 2-0 pjesën e parë kundër Akhmat Grozny.

Mirlind Daku asistoi në minutën e 12-të për Randjelovic, me vendasit që morën epërsinë. Në të 35 minutë sulmuesi kërceu mbi të gjithë në zonë dhe e stampoi sferën në shtyllë, teksa në topin e kthyer mposhti për herë të dytë gardianin Shelia.

Ftesa e munguar në grumbullimin e fundit nga Sylvinho duket se ka dhënë efekt, me Dakun që është "rindezur" në kërkim të një fanellë për në Euro 2024 me Shqipërinë.