Besiktas dhe Galatasaray po luajnë për raundin e 28-të në elitën e Turqisë në futboll. Derbin e Stambolli për vendasit nga minuta e parë e nisën Ernest Muçi dhe Milot Rashica.

Muçi në të 18 minutë dhuroi një nga "magjitë" që ka në këmbë, duke nxjerrë jashtë loje me një lëvizje brilante kundërshtarin. Aksioni vijoi me topin për Milotin, me Rashicën që në pasimin final u ndal nga mbrojtësi mik.

Besiktas pësoi gol që në minutën e dytë, por forma e Muçit dhe veprimi i sulmuesit të Kombëtares po bën xhiron në kanalet e komunikimit.