Bilanci i viktimave të tërmetit në Italinë Qendrore ka arritur mbi 40, por sipas parashikimeve pritet që në orët në vijim ky numër të shtohet. Ndërkohë skuadrat e shpëtimit po bëjnë të pamundurën që të reduktojnë numrin e të vdekurve.
Por histori nga jetë të shpëtuara e tentativa për t'ia dalë nga tërmeti nuk kanë munguar. Në një video të publikuar nga Corriere Della Sera, të regjistruar në Capodacqua në provincën e Accoli Piceno, shihet qartë një grua nën rrënoja që flet me "shpëtimtarin" e saj të mundshëm.
Gruaja është e qetë dhe ndjek me përpikëri këshillat e tij duke qenë e vetmja gjë që mund të bëjë. Ai e udhëzon të qëndrojë e qetë dhe të marrë frymë me ritëm të ngadaltë e të mos shqetësohet sepse skuadrat e shpëtimit po vijnë që ta nxjerrin.
/Shqiptarja.com