Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar më herët se sensibilizimi i qytetarëve për vendosjen e rripit të sigurimit është ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të kësaj deklarate, ministri ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video sensibilizuese me hashtagun #unë lidhem.

Në video shfaqen disa punonjës të policisë rrugore, që u bëjnë thirrje qytetarëve të vendosin rripin, pasi sipas statistikave vetëm në vitin 2016 janë shpëtuar 26 jetë falë rripit të sigurimit.

Qëllimi kryesor i kësaj videoje është sensibilizimi i qytetarëve dhe shkëputjen nga mentaliteti i së shkuarës.