Taulant Seferi dhe Odise Roshi kanë shënuar në kampionatin turk të futbollit.
Në Superligën e Turqisë Bodrumspor fitoi 2-0 kundër Sivasspor. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Taulant Seferi në minutën e 49-të, duke hapur rrugën e suksesit për të tijtë. Në fushë për Sivasspor luajti Rey Manaj.
Në Ligën e Parë të Turqisë shënoi Odise Roshi. 33-vjeçari nuk mundi t'i dhuronte një pikë Erzumrumspor, pasi Instanbulspor i mposhti 3-2. Në minutën e 78-të, Roshi shënoi me kokë, duke barazuar shifrat përkohësisht, pas një asisti të marrë nga Teklic.
Komento