Mirlind Daku ka shënuar golin e 14 sezonal me NS Mura në Slloveni. Sulmuesi 24 vjeçar ka rihapur ndeshjen e Kupës kundër Celje, me Mura që po humbet 2-1 në transfertë. Në minutën e 52 të ndeshjes, vetëm pak sekonda pasi të tijtë pësuan golin e dytë, sulmuesi i Kosovës ka gjetur rrjetën pas një aksioni të rrjedhshëm.
Në kampionatin slloven Daku është ndër golashënuesit më të mirë me 11 gola në 15 ndeshje, teksa goli i sotëm në Kupë është i pari për këtë sezon. Në tre ndeshje në kualifikueset e Conference League, Daku ia doli që të shënojë dy gola. Në gjysmën e parë të sezonit 2020-21 Daku ishte pjesë e Kukësit, me verilindorët që nuk besuan te sulmuesi dhe pas gjashtë muajve e rikthyen te Osijek në Kroaci.