Kremlini duket se ka dërguar ushtarë për të detyruar ukrainasit të votojnë në referendumet e tij të organizuara me armë, sipas banorëve të cilët rrëfejnë se trupat ruse erdhën në shtëpitë e tyre në territoret e pushtuara për të zbatuar 'votimin'.
“Familja ime sapo u detyrua të votonte me armë në lojën ruse të një “referendumi” në Ukrainën jugore”, tha Maxim Eristavi, gazetar dhe bashkëthemelues i Hromadske International, një stacion transmetimi në Ukrainë.
Gazetari ukrainas postoi një video që pretendonte se tregonte ushtarë të armatosur që hyjnë në korridoret ku jeton familja e tij dhe i detyrojnë ata të votojnë në favor të bashkimit me Rusinë.
Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për organizimin e referendumeve të paligjshme në Ukrainë si një pretekst për aneksimin e disa territoreve të fqinjit të saj. Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson dhe Krimea janë të gjitha rajone ukrainase të paktën pjesërisht nën pushtimin rus ku po zhvillohen referendumet ‘me rezultatet e fiksuara nga Moska’.
Nga ana tjetër, media shtetërore ruse tha se rojet e armatosura janë të pranishme për arsyeje 'sigurie'.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Referendumet në zonat e pushtuara nga Rusia, Ukraina bën thirrje që të mblidhet urgjent Këshilli i OKB-së! Shpërthim në Melitopol









