VIDEO/ Tensione në Beograd, tifozët malazezë përplasen me serbët: Shqipëri, Shqipëri

VIDEO/ Tensione në Beograd, tifozët malazezë përplasen me serbët: Shqipëri, Shqipëri

Pamje nga përplasja mes tifozëve dhe policisë

Serbia fitoi dje në mbrëmje 3-1 kundër Malit të Zi për grupin G kualifikues të Euro 2024. Në Beograd, vendasit u treguan më të saktë duke bërë që malazezët të dilnin pa pikë dhe të humbisnin shpresat për një kalim më tej. Veç anës sportive, në tribuna pati kaos dhe përplasje mes tifozëve miq dhe policisë.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, pas golit të avantazhit të Serbisë me Mitrovic në minutën e 73. Një anëtar i sigurisë mori një flamur të tifozëve të Malit të Zi, me situatën që u tensionua.

Miqtë filluan të përlesheshin me policinë, teksa sipas "Vijesti" shumë karrige 'fluturuan' nga tribuna e miqve. Situata mund të përkeqësohej, ndërsa gjithçka u qetësua edhe pas ndërhyrjes së policisë.

Nga tribunat e tifozëve serbë u dëgjuan edhe thirrje: "Shqiptari, shqiptari", kjo për të ironizuar përplasjet e malazezëve me policinë. 

Për Malin e Zi në fushë nga minuta e parë ishin edhe 3 futbollistët me origjinë shqiptare, Edvin Kuç, Driton Camaj dhe Marko Tuçi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja