Barcelona ka marrë fitoren e katërt në po kaq javë kampionat në sezonin e ri në La Liga. Katalanasit e Hansi Flick "shkërmoqën" 7-0 Real Valladolidin në një ndeshje të dominuar. Ky rezultat për Barçën nuk përsëritej që nga sezoni 2016-17.
Pjesa e parë u mbyll 3-0, me golat e Raphinha, Lewandowski dhe Kounde. Në fraksionin e dytë Raphinha shënoi edhe dy herë për tripletën personale, ndërkohë që Olmo dhe Torres gjetën edhe ata rrjetën.
Në këtë duel Robert Lewandowski bëhet lojtari i parë që shënon 4 gola në 4 ndeshjet e para të Barcelonës në një sezon të vetëm në La Liga që nga Lionel Messi në sezonin 2018/19.