Wolves dhe Arsenal po luajnë për javën e 16 në Premier League. Për "Topçinjtë" një lajm i keq vetëm pas 15 minutash lojë. Granit Xhaka ka lënë fushën pasi ndjente dhimbje. Sipas raportimeve të para nga Anglia, mesfushori shqiptar i Zvicrës kishte probleme me stomakun.
Për fat asnjë dëmtim në abdominale për Xhakën, që pas tetë ditësh do jetë në fushë me Zvicrën në Botëror. Lideri i helvetëve, tanimë në kombëtare janë duke kryqëzuar gishtat që shqiptari mos ketë asnjë problem. I zgjënjyer duket mesfushori që la shokët pas vetëm 15 minutash në një transfertë të vështirë.