Ulja e nivelit te liqenit te Shkodres ka nxjerre ne sipërfaqe kete anije qe mendohet se i perket shekullit te 19-te. Ky mjet lundrimi, që ka funksionuar me avull, 20 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë që tregon se rreth 100 vjet më parë ujërat e liqenit të Shkodrës kanë qenë të lundrueshëm edhe nga mjete të mëdha.
Në gjuhën teknikë ky mjet quhet Pirroskaf. Nxjerrja e saj nga uji dhe ekspozimi në bregun e liqenit, do të ishte një vlerë e shtuar për turizmin e Shirokës.
Anija është ruajtur në gjendje të mirë nën ujë dhe i vetmi dëmtim që ka pësuar është në pjesën e poshtme aty ku ka marrë edhe goditje nga një mjet shpërthyes, qe i ka shkaktuar edhe mbytjen.
Gjithçka është gjetur në këtë anije, i është dërguar me një raport të saktë, Ministrisë se Kulturës Por, kjo anije ndodhet prej vitesh nen pushtetin e barishteve dhe mbetjeve te tjera. Degradimi i liqenit te Shkodres ka nxjerre ne sipërfaqe edhe kete anije.
Anija është demtuar nga poshtë, ku është hapur një vrimë dhe është fundosur. Ka qenë anije ushtarake. Prania e një avulloreje të tillë është një rast i rrallë e ndoshta unik në Ballkan. Sipas historianeve, në Itali janë disa që ruhen për turizëm.
Anija avullore ushtarake që banorët e Shirokës e quajnë anija austriake, nuk është prekur asnjëherë prej tyre. Ajo ruhet në ujërat e liqenit si diçka me vlerë për të cilën duhet të kujdesen organizmat përkatës për ta kthyer në një objekt të vizitueshëm dhe me vlera historike.

Anija ne liqenin e Shkodres
[gallery]23759[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO