Mbrëmja e së martës ishte makthi për Thomas Strakoshën në Ligën e Konferencës. Gardiani i Kombëtares ka pësuar gol nga portieri kundërshtar i armenëve të Noah, Gregorio, i cili ka shënuar nga porta në portë, duke lënë të shtangur Strakoshën, i cili mbronte portën e AEK-ut të Athinës.

Kur rezultati ishte në barazim 1-1, portieri i skuadrës armene goditi që nga porta e tij. Gardiani kuqezi nuk e llogariti si duhet daljen, duke lejuar golin e përmbysjes. Në fund Noah shënoi dhe golin e tretë duke vulosur fitoren 3-1 në këtë ndeshje të parë, e kthimit do të luhet pas një jave në Greqi.