Video/ Tifozët e Dortmundit i
këndojnë tifozit që pësoi infarkt

Video/ Tifozët e Dortmundit i<br />këndojnë tifozit që pësoi infarkt
Duhej të ishte një e diel futbolli dhe pasioni për këtë lojë ashtu siç përjetohen shumë të diela në "Signal Iduna Park", por kjo fundjavë ishte ndryshe për skuadrën e Borussias së Dortmundit edhe pse arriti të fitonte me rezultatin 2-0 ndaj Mainzit.
 
81 mijë tifozë të pranishëm në stadium, ndërsa njëri prej tyre pëson infarkt gjatë ndeshjes dhe humbet jetën rrugës për në spital.
 
Ka qenë një tifoz 80 vjeçar, i konsideruar si tifozët më fanatikë të skuadrës së verdhezinjve, i cili nuk është ndjerë mirë gjatë ndeshjes, ndërsa në pak sekonda është shembur në tokë.
 
Stadiumi ra në heshtje, ndërsa do të duhej të kalonin disa minuta që të përhapej lajmi se tifozi ndërroi jetë.
 
Ky është momenti kur i gjithë stadium ngrihet në këmbë dhe këndon në kor një nga pjesët më të bukura të historisë së futbollit, "Ti asnjëherë nuk do të jesh vetëm", (You’ll never walk alone), dedikuar tifozit që sapo kishte ndërruar jetë.
 
Në përfundim të ndeshjes, edhe lojtarët e Dortmundit, edhe pse të pikëlluar pas marrjes së lajmit se një tifoz në tribunë ndërroi jetë, kënduan në kor bashkë me fizoët.
 
Presidenti i Borussia Dortmund, Cosi Rauball, u shpreh i emocionuar dhe falënderoi edhe mbështetësit e Mainzit për solidarizimin, ndërsa bota e futbollit merr shembull nga një qytet që futbollin e konsideron fe.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)