Këtë të mërkurë në orën 21:00 në "Olimpico" të Romës do luhet finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit. Pasditja nuk ka qenë e qetë për tifozët e dy skuadrave që janë përleshur mes tyre.
Mediet në Itali njoftojnë se tifozët e Juves janë kryqëzuar rrugës për në Romë me ata të Atalantës (të ndihmuar edhe nga ultrasit e Eintracht Frankurt, pas një binjakëzimi mes tyre) në provincën e Arezzos, në seksionin A1 të ausostradës.
Në video duket qartë se pas fjalëve, ultrasit u janë drejtuar sendeve të forta dhe ndërhyrja e policisë ka bërë që gjendja mos acarohej edhe më tej, teksa në përleshje të tilla më herët ka pasur edhe viktima.
Ultras de Juventus y Atalanta (junto con alguno del Eintracht, que están hermanados) se han encontrado en la autovía A1 a la Altura de Arezzo (Toscana) y han protagonizado una pelea cortando la carretera.
— Mario Gago Huerta (@gago_mario) May 15, 2024
Vía @TgLa7 pic.twitter.com/mEYGGGsqoo