VIDEO/ Tifozët izraelitë të Maccabit sulmohen në Amsterdam, 5 të plagosur dhe 3 të zhdukur! Netanyahu dërgon ekipin e shpëtimit me 2 avionë! Policia: 62 të arrestuar

AMSTERDAM - Tifozët izraelitë janë sulmuar në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes Ajax 5-0 Maccabi Tel Aviv.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, pesë të plagosur dhe tre të zhdukur është numri i deritanishëm i sulmit që tifozët e Maccabi Tel Aviv pësuan në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes kundër Ajax.

Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme izraelite u bëri thirrje izraelitëve në Amsterdam që të qëndrojnë në hotelet e tyre.

“Shmangni udhëtimet në rrugë dhe mbylluni në hotelet tuaja. Shfaqja e simboleve izraelite dhe hebraike duhet të shmanget”, ishte direktiva e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit.

Raportet nga Izraeli dhe Holanda thonë se ambasada izraelite në Amsterdam po ndihmon për t’i zhvendosur izraelitët në vend të sigurt.

Qeveria e Netanyahut ka dërguar dy avionë për t’i riatdhesuar ata.

Siç njoftoi ushtria izraelite, ajo po dërgon dy avionë në Holandë në një mision “shpëtimi”, me mjekë dhe ekuipazhe shpëtimi në bord, në “koordinim me qeverinë holandeze”. 

Policia e Amsterdamit arrestoi 62 persona si pasojë e përleshjeve që shpërthyen në kryeqytetin holandez. “Në disa vende të qytetit, mbështetësit u sulmuan, u keqtrajtuan dhe u qëlluan me fishekzjarre. Policia duhej të ndërhynte disa herë, të mbronte mbështetësit izraelitë dhe t’i shoqëronte ata në hotele”, thanë zyrtarë në Amsterdam.

Videot tronditëse

Në videot e sulmeve, persona të maskuar mund të dëgjohen duke bërtitur “Palestine e lirë”, ndërsa të tjerët mbajnë flamuj palestinezë.

Siç raportojnë holandezët, mes të plagosurve ka disa të lënduar me thikë, ndërsa disa për të shpëtuar nga turma e tërbuar u zhytën në ujërat e akullta të kanaleve që rrethojnë Amsterdamin.

Sipas mediave holandeze, shkak për shpërthimin e incidenteve janë bërë veprimet e izraelitëve, të cilët kanë grisur flamujt palestinezë që ishin varur nga dritaret e shtëpive.

Tifozët izraelitë, nga ana e tyre, denoncojnë një plan të organizuar. Ata pretendojnë se policia i la vetëm tifozët e Maccabi Tel Aviv dhe nuk ofroi asnjë shoqërim kur ata hipën në trena ose u nisën për në hotelet e tyre.

“Policia holandeze na shiti në mënyrë që arabët të na linçojnë”, tha një tifoz pasi mbërriti në aeroportin e Amsterdamit i plagosur dhe i mbuluar me gjak, sipas Jerusalem Post.

Benjamin Netanyahu kërkoi që autoritetet holandeze dhe forcat e sigurisë të veprojnë në një mënyrë “të menjëhershme” dhe “të fuqishme” dhe “të garantojnë sigurinë e qytetarëve tanë” pas incidentit “të tmerrshëm”, të cilin ai e trajton me “seriozitetin më të madh”.

Ministri izraelit i Sigurisë Itamar Ben Gvir pohoi përmes X se “tifozët që shkuan për të parë një ndeshje futbolli u sulmuan me një egërsi të paimagjinueshme thjesht sepse ishin hebrenj dhe izraelitë”.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:52
Përleshjet pas ndeshjes në rrugët e Amsterdamit, policia vë në pranga 62 persona


Policia e Amsterdamit arrestoi 62 persona si pasojë e përleshjeve që shpërthyen në kryeqytetin holandez gjatë mbrëmjes së kaluar pas Ajax 5-0 Maccabi Tel Aviv në Europa League.

“Në disa vende të qytetit, mbështetësit u sulmuan, u keqtrajtuan dhe u qëlluan me fishekzjarre. Policia duhej të ndërhynte disa herë, të mbronte mbështetësit izraelitë dhe t’i shoqëronte ata në hotele”, thanë zyrtarë në Amsterdam.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu urdhëroi dërgimin e dy avionëve në Holandë për të sjellë tifozët izraelitë në shtëpi. Avioni i parë u ngrit nga aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv duke u nisur për në Amsterdam të premten.

OKB -ja e quajti dhunën shumë shqetësuese ndërsa ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se ishte e tmerrshme dhe thellësisht e turpshme. Media holandeze AT5 raportoi se zënka të shumta, si dhe akte vandalizmi, kishin ndodhur në qendër të qytetit.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 08/11/2024 13:35

    Mos u merzisni se ata qe kan zhduk tre tifozer izraelit i gjen bete izraeli Dhe dihet ca fundi te tmershem do ken Keta trimat e hezbollahut luftojn nen fustanet e grave dhe femijve Sjan aq trima qe te luftojn perball izraeliteve

    Përgjigju
  • Realiteti: 08/11/2024 12:45

    Hallall qumshti nones tifozve holandez

    Përgjigju
  • Cifuti: 08/11/2024 10:25

    Jane rrace e degjeneruar keta cifutet edhe kane nisur te paret agresionin duke grisur flamujt dhe duke share mbeshtetesit e Palestines dhe tani bejne viktimen duke akuzuar policine Hollandeze

    Përgjigju
  • Bim: 08/11/2024 10:22

    Pak i paskan ba ne krahasim me ça bajn ata çdo dite

    Përgjigju
  • Gazai: 08/11/2024 10:08

    EUROPA VET I PRANOI ARABET E TURQIT NË BAZË TË TDREJTAVE TË NJERIUT, JANË RACË E PA INTREGUSHME SI DHE AJO IZRAELITE TANI LE TË VUAJ PASOJAT....

    Përgjigju
    • Loku: 08/11/2024 11:31

      Po pillazget integrohen??

  • Futbolli ka vdek: 08/11/2024 10:01

    Pse i provokuan izraelitet duke grisur flamujt e palestines e berrtisnin kunder saj? Pse qenka faji I te tjerve tani qe hengren dru?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes