Mbrëmjen e djeshme u përcaktua dhe finalistja e parë e këtij Botërori e cila ishte Franca. Ndeshja Francë-Belgjikë ka përfunduar me rezultatin 1-0.
Menjëherë pas ndeshjes tifozët francezë kanë festuar nëpër rrugët e Shën Peterburgut deri në orët e vona të mesnatës. Mirëpo festa e vërtetë është bërë në Francë, përkatësisht në Paris, ku njerëzit kanë bllokuar rrugët dhe trafikun.
Disa prej tyre kanë hipur mbi makinat e parkuara dhe autobus. Kjo gjendje ka shkaktuar panik dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën megjithëse ka qenë e vështirë.
Pritet që dëmet e shkaktuara nga festa të llogariten në vazhdim pasi nuk kanë qenë të pakta.