Një koreografi sa e pazakontë, aq edhe makabre, u realizua në Poloni gjatë ndeshjes mes Lech Poznan dhe Legia Warszawës.
Një banderolë gjigandë u hap në mes të tifozerisë mike, ku shfaqej imazhi i presidentit Vladimir Putin me një litar rreth qafës së tij. Po ashtu Putin ishte i veshur me fanelën e Sparak Moskës në banderolë, ekip rus i cili njihet si i binjakëzuar me vendasit e Lech Poznan.
Pamjet e koreografisë menjëherë u bënë virale në rrjet, e ndërsa sfida në fund mes dy ekipeve u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.