Granada dhe Burgos barazuan të premte 0-0 për javën e 22-të në La Liga 2 të Spanjës. Përtej rezultatit, lajmin këtë javë te Granada e ka bërë Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares ka një "krisje" me drejtuesit pasi sipas tyre ka refuzuar stërvitjen.
Mediet bëjnë me dije se Uzuni ka një ofertë të majme nga SHBA dhe FC Austin ofron 10 milionë euro që spanjollët ta lënë të lirë, përtej pagës më të lartë. Sipas "AS" Uzuni ka kërkuar rritje page te Granada të paktën 1 milionë euro në sezon dhe për këtë ka një ngërç mes palëve.
Nga ana tjetër vetë sulmuesi beratas doli kundër deklaratave të trajnerit Fran Escriba se i kishte thënë mos stërvitjen, duke premtuar se do thotë të vërtetë e tij.
Në ndeshjen e barazuar 0-0 në shtëpi Uzuni ishte në tribunë, aty ku nuk mungoi mbështetja nga tifozët. Në korridoret e impiantit dhjetra tifozë ndalën Uzunin dhe kënduan pro tij. "Uzuni Uzuni qëndro", ky ishte kori i tifozëve.
Tanimë duket se palët do duhet të ulen dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët që ngërçi të marrë fund, me kontratën që skadon në verën e 2026.
Myrto sale del palco privado para hacerse fotos con los aficionados entre cánticos de “Uzuni quédate”. pic.twitter.com/7i27RlRWuv
— Cami Mudarra (@camimudarra) January 10, 2025