Superliga zhvilloi dje derbin mes Tiranës dhe Partizanit në "Air Albania". Sfida foli për të kuqtë që fituan 0-1 falë golit të Xhuliano Skukës në minutën e 4-t. Veç spektaklit në fushë, një gjë të tillë rezervuan edhe tifozët. Në fillim të ndeshjes një nga tifozët u fut në fushë dhe bëri sikur u dëmtua, me stafin mjekësor të Tiranës që shkoi për ndihmë.

Gjithçka dukej e programuar, ndërsa e dashura e tij u lejua të futej në fushë për t'i qëndruar pranë. Në këtë moment tifozi çohet dhe propozon të dashurën për martesë. Ultrasit patën ovacione të shumta, ndërsa pas trishtimit dhe panikut vajza duket e lumtur dhe thotë "po".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?