Superliga shqiptare ka zhvilluar tre ndeshjet e sotme të vlefshme për javën e tetë. Me fillim nga 15:00 në Ballsh dhe Laç katër skuadra zbritën në fushë. 90 minutat vendosën që Laçi dhe Vllaznia të barazonin 1-1, ndërsa Bylis të humbiste 0-1 me Tiranën në "Adush Muça". Në 17:45 Partizani dhe Kastrioti barazun 0-0.
Në Laç vendasit kaluan të parët në avantazh me Adeleke në minutën e 53 të ndeshjes pas një goli të bukur. Do duhej Herald Marku që në të 67 minutë të vendoste ekuilibrat për 1-1. Megjithë ndërrimet e dy trajnerëve, rezultati mbeti i pandryshuar. Pas kësaj jave Vllaznia qëndron me 11 pikë në vendin e pestë, ndërsa Laçi me pesë pikë në vendin e fundit.
Në Ballsh, Bylis humbi në shtëpi 0-1 me Tiranën. Një gol nga Florent Hasani në minutën e 90 i ka dhënë tri pikë kampionëve në fuqi të vendit. E majtë perfekte nga sulmuesi, që nxjerr nga repertori një goditje kalibri për të dërguar Tiranën në krye të klasifikimit me 15 pikë, për vendin e dytë. Bylis me 11 pikë mban vendin e katërt.
Partizani barazoi 0-0 me Kastriotin në "Elbasan Arena". Dueli i javës së tetë në Superligë ka qenë i luftuar për dy skuadrat, që ndajnë një pikë pas 90 minutave. Për të kuqtë ka pasur mundësi shënimi më të shumta, me Da Silva që nuk ia doli të shfrytëzojë një rast të pastër në pjesën e dytë. Me këtë barazim, Partizani merr vendin e parë me 16 pikë, një më shumë se Tirana ndjekëse. Kastrioti qëndron në vendin e gjashtë me 10 pikë.
Renditja:

Superliga shqiptare ka zhvilluar dy nga ndeshjet e javës së tetë. Laçi barazoi 1-1 me Vllazninë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Adeleke në minutën e 53 të ndeshjes pas një goli të bukur. Do duhej Herald Marku që në të 67 minutë të vendoste ekuilibrat për 1-1. Megjithë ndërrimet e dy trajnerëve, rezultati mbeti i pandryshuar. Pas kësaj jave Vllaznia qëndron me 11 pikë në vendin e pestë, ndërsa Laçi me pesë pikë në vendin e fundit.
Goli i Adeleke:
Superliga shqiptare ka zhvilluar dy nga ndeshjet e javës së tetë. Në Ballsh, Bylis humbi në shtëpi 0-1 me Tiranën. Një gol nga Florent Hasani në minutën e 90 i ka dhënë tri pikë kampionëve në fuqi të vendit. E majtë perfekte nga sulmuesi, që nxjerr nga repertori një goditje kalibri për të dërguar Tiranën në krye të klasifikimit me 15 pikë, aq sa ka edhe Partizani që luan në 17:45 me Kastriotin. Bylis me 11 pikë mban vendin e katërt.