TIRANE-Një person ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi është ndaluar për testin e alkoolit por ka rezultuar i pa pajisur me leje drejtimi.
 
Blutë ditën e sotme, në vendin e njohur si "Piaza", kanë arrestuar në flagrancë Mariglent Qershorin, 28 vjeç, banues në Tiranë
 
28-vjeçari  duke drejtuar automjetin tip “Audi" është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për t’iu nënshtruar testit të alkoolit.
 
Pasi i është kërkuar dokumentacioni i automjetit dhe Leja e Drejtimit, ky shtetas ka tentuar t’i japë 2000 lekë të reja punonjësit të Policisë, pasi ka rezultuar i pa pajisur me Leje Drejtimi, por është arrestuar në kushtet e flagrancës.
 
Testi i alkoolit ka rezultuar në masën 0.0 mg/l.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com