Video/ Tiranë, rreziku nga qentë
“Pitbull”, dy incidente në tre ditë

Video/ Tiranë, rreziku nga qentë<br />“Pitbull”, dy incidente në tre ditë
Kafshimi i një fëmijë në kryeqytet nga qeni i rracës “Pitbull”, e njohur si një kafshë e cila konsiderohet e rrezikshme, kur për pak nuk u kthye në një tragjedi me persona të vdekur, rezulton që të jetë rast i përsëritur.

Në harkun kohor të tre ditëve në Tiranë, janë shënuar dy incidente me qentë “Pitbull”, një më 22 prill në lagjen “Shkozë” dhe një më 24 Prill në rrugën “Sitki Cicko”.
Më 22 Prill, “Pitbulli” rezulton se ka ngordhur me kafshim një dele në pronësi të shtetasit Xh.S, 64 vjeç dhe më pas pronari i qenit është konfliktuar me atë të deles se pse ky i dhunoi qenin.

Këtë e konfirmon policia siç dhe shihni në këtë komunikatë, por rezulton se 22-vjecari Neglin.K. nuk është prangosur se nuk ka mbajtur qenin nën kontroll, por se i është gjetur hashash nga uniformat blu.
pitbull

pitbull

pitbulli tirane
(Qeni i qëlluar me armë kallashnikov në zonën e "Brrylit", në Tiranë)

Njoftimi zyrtar i policisë

“Më datë 24.04.2016, rreth orës 13.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në zonën e "Bërrylit", përballë me martenitetin e ri është plagosur një shtetas me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë ku ka rezultuar se: Shtetasi V. V., 19 vjeç, banues në Tiranë, është plagosur në këmbë dhe ndodhet në S. Q. U. T., jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave. Ndërkohë forca të shumta policore po ushtrojnë kontrolle në territor për kapjen dhe ndalimin e autorit”.


Çfarë ndodh me këta qenë dhe pronarët e tyre?

Sipas Kodit Penal, pronari i qenit nuk ngarkohet me përgjegjësi penale në rast të dëmtimit të një të treti nga qeni, por ai ka detyrim që kur lëviz qenin në ambjnete publike ta mbajë të pajisur me maskë mbrojtëse.

Një maskë mbrojtëse do kishte shmangur kafshmin e fëmiljës për të cilin një ditë më parë pirndri u hakmor duke vrarë me automatik “Pitbullin” siç shihni në këtë fotot të ReportTv dhe prej 24 orësh 30 vjecari D.Lala është në kërkim policor.

“Pitbull” tashmë është një qen i përhapur masivisht me një çmim jo pak të kushtueshëm. Nga 100-2500 euro kushton një i tillë dhe rrjetet sociale janë të tejmbushura me foto të tyre me të zotët.

Deri sa një situatë e tillë të mos kthehet në një krim për të cilin pronari s’mban përgjegjësi dhe kafshët të vriten për t’u hakmarrë, do duhet që autoritetet lokale, në këtë rast bashkitë e vendit, të marrin masa urjgentë që të gjobisin të zotët që i shëtisin pa maskën mbrojtëse.


Ndeshje me qen Pit Bull në një nga parqet në Tiranë


Qeni Pit Bull në ambjentet e liqenit Artificial në Tiranë

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri