Insistimi i një të reje nga Peruja për t’i dorëzuar personalisht një letër kryeministrit, ku i kërkonte lirimin e vëllait nga burgu, përfundoi në tragjedi.
21-vjeçarja është afruar pranë helikopterit, ku udhëtonin zyrtarët, duke mos e vënë re helikat që vazhdonin të rrotulloheshin.
Gjithçka ndodhi përpara telekamerave teksa po filmohej mbërritja e kryeministrit të Perusë, Pedro Cateriano në afërsi të lumit Tumbes.
Viktima është identifikuar si Dioselinda Feijoo Zapata, 21 vjeç e cila duket se kishte tentuar dhe herë të tjera për një komunikim me kryeministrin por kjo do të ishte hera e fundit e saj në përpjekje për të ndihmuar vëllain e saj të burgosur.
/Shqiptarja.com