Nuk ndodh shpesh që një futbollist që nuk shënon të shpallet "Njeriu i Ndeshjes". Kjo ndodhi me Anis Mehmetin, sulmuesin anësor të Kombëtares, i cili asistoi tre herë në fitoren 3-0 të Bristol City kundër Swansea.

Për raundin e 16-të në Championshipin anglez të futbollit, Mehmeti ishte i papërmbajtshëm dhe 'vallëzonte' në fushë. 24-vjeçari pasoi fillimisht për Dickie pas katër minutave lojë, më pas për Riis brenda pjesës së parë, ndërsa tetë minuta nga fundi i ndeshjes dhuroi një pasim final edhe për Hirakawa.

Pesë gola dhe gjashtë asistime këtë sezon për Mehmetin, i cili është padyshim futbollisti më i mirë i Bristol City. Me 26 pikë, ekipi i tij mban vendin e katërt dhe është brenda zonës play-off për të kërkuar ngjitjen në Premier League.

Tre ndeshje ka luajtur Mehmeti për Kombëtaren, i afruar në ekip nga Sylvinho. Prej qershori 2023 trajneri brazilian e 'ka harruar', paçka formës së mirë të tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?