Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në qytetin Strunino, në Rusi, ku një banesë është përfshirë nga zjarri.Banesa në të cilen kishtë rënë zjarr ndodhej në katin e pestë të një ndërtese. Flakët e zjarrit u përhapen me shpejtësi dhe banorët e saj për të mos pritur ndihmën e zjarrfikësve janë hedhur nga banesa.

Rreth 20 burra u mblodhën poshtë ndërtesës të cilët i bënin thirrje banorëve të hidheshin nga ballkoni dhe ata do t’i prisnin poshtë. Kjo ishte e vetmja zgjidhje për t’i shpëtuar.

Kjo ide fatmirësisht rezultoi e efikase pasi pjestarët e famijes shpëtuan, vetëm babai mori disa plagë të lehta dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Gjithçka u filmua me telefon nga banorët që ndodheshin poshtë pallatit.

Ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.