VIDEO/ U mori varësen me forcë dy pushuesve në plazhin e Durrësit, arrestohet 32-vjeçari (EMRI)

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u ka vjedhur me forcë varësen dy pushuesve, 49 e 75 vjeçe, te zona e Shkëmbit të Kavajës.

Siç shihet edhe nga pamjet e sigurisë, 32-vjeçari Gëzim Myzeqari (Jakupi) banues në lagjen nr.2 në Kavajë, i merr nga qafa varësen një gruaje dhe më pas largohet.

‘Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, me marrjen e njoftimit se një shtetas kishte kryer dy vjedhje duke iu  marrë me forcë varëset  nga qafa dy shtetaseve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit në kohë,  veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit  G. M (J), 32 vjeç, banues në lagjen ne. 2 Kavajë.

Ky shtetas  u ka marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale  "Vjedhja".’- njofton policia.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore