Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare në VirginiaSHBA-së, ku youtuberi i njohur, Tanner Cook është qëlluar me armë teksa tentoi të tallej me një shpërndarës ushqimi.

Kamera ka regjistruar momentin rrëqethës kur Alan Colie, nxjerr revolen dhe e qëllon në gjoks youtuberin 21-vjeçar.

Në videon e publikuar shihet sesi Cook me kamerën e ndezur i afrohet shpërndarësit të ushqimit, i cili ndodhej para një restoranti dhe tërë kohën i afron telefonin në fytyrë.

Colie tërhiqet dhe i thotë tre herë që të ndalet para se të tentojë t’ia largojë telefonin nga fytyra, megjithatë youtuberi vazhdon me keqtrajtim.

Në fund shpërndarësi i ushqimit nxjerr revolen dhe e qëllon youtuberin në gjoks, ndërsa klienëtët vrapojnë nga frika se mund ta pësojnë edhe ata.

Colie është akuzuar për plagosje, megjithatë është shpallur i pafajshëm pasi që gjykata thotë se reagoi në vetëmbrojtje. Cook i kaloi disa ditë në repartin intensiv pasi plumbi i kishte përshkuar barkun dhe mëlçinë.

Ndërkohë, Cook i kaloi disa ditë në repartin intensiv pasi plumbi i kishte përshkuar barkun dhe mëlçinë.