VIDEO/ 'Ujqërit' harrojnë 'të kafshojnë', Gladbach mund 4-0 Wolfsburgun në Gjermani

VIDEO/ 'Ujqërit' harrojnë 'të kafshojnë', Gladbach mund 4-0 Wolfsburgun në Gjermani

Festa e Cvancara pas golit të shënuar

Bundesliga gjermane e futbollit hapi javën e 11-të këtë të premte. Me fillim nga ora 20:30 në "Borussia Park", Monchengladbach vendas mposhti 4-0 miqtë e Wolfsburgut. Skuadra e Seoane nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren përballë djemve të Niko Kovac, duke shënuar që në minutën e 16-të me Cvancara. Më pas në pjesën e parë kishte vend edhe për golin e Reitz, që përfitoi nga gabimi i portierit mik.

Edhe pjesa e dytë ishte nën diktatin e vendasve, me Monchengladbach që shënoi me Honofat një gol të bukur në të 64 minutë. "Vulën" suksesit ia vendosi Plea në të 71 minutë.

Me këtë sukses, Monchengladbach shkon në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe Wolfsburg, duke ndarë vendet 9 dhe 10 në klasifikim. "Ujqit" e Kovac kanë harruar të "kafshojnë" duke pasur pesë ndeshje pa fitore. Në Bundesligë vijon të kryesojë Leverkusen, me ndeshjet e tjera të javës së 11-të që luhen të shtunë dhe të dielë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar! Shpërthimi ishte i qëllimshëm

Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar! Shpërthimi ishte i qëllimshëm