Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e 13-të. Në "BayArena", Bayer Leverkusen fitoi 5-0 me Union Berlin, duke bërë që kryeqytetasit të humbasin vendin e parë në klasifikim, për t'i lënë vendin e udhëheqësit Bayern Munich.
"Aspirinat" e Leverkusen dominuan 90 minutëshin duke shënuar pesë herë dhe prishuar ëndrrën e bukur të "Hirushës" Union Berlin. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, teksa në të dytën djemtë e Xabi Alonso "shpërthyen" me pesë gola. Andrich në të 46 minutë hapi ndeshjen, teksa më pas Diaby shënoi dopietë në minutat 56 dhe 58. Hlozak u kujdes të shënonte në të 68 minutë, ndësra Bakker në minutën e 76 vulosi takimin 5-0.
Pas javës së 13 në Bundesligë, Bayer Leverkusen me 12 pikë mban vendin e 14, teksa Union Berlin qëndron në vendin e dytë me 26 pikë. Në krye të tabelës Bayern Munich me 28 pikë.