VIDEO/ Ushtria izraelite tregon armët e sekuestruara nga Hamasi

 

Ushtria izraelite shfaqi të premten (20 tetor), një sasi të madhe armësh dhe furnizimesh të marra nga militantët e Hamasit në mes të sulmit të 7 tetorit. Armët e sekuestruara përfshijnë granata të Hamasit, mina tokësore dhe granata me raketa. Këto armë të sekuestruara, përbëjnë vetëm 10% të totalit të armatimit që iu gjet militantëve të Hamas.

Po ashtu edhe ushtria izraelite thotë se ka gjetur në makinat e militantëve, sasi të jashtëzakonshme të pajisjeve dhe medikamenteve mjekësore, apo edhe ushqime, që edhe njëherë vërtetojnë idenë se grupi ishte përgatitur për një konflikt në terma afat-gjatë, raporton Reuters.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli shtyn pushtimin tokësor të Gazës pas kërkesës së SHBA! Macron: Sulmi do të ishte gabim! Netanyahu: Të gjithë do japim llogari pse dështuam më 7 tetor


S.S/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare