VIDEO/ Vajza e David dhe Victoria 
takon Princin Harry... e injoron?!

VIDEO/ Vajza e David dhe Victoria <br />takon Princin Harry... e injoron?!
4-vjeçarja Harper Beckham, padyshim që po jeton jetën! Ulet në rradhë të parë gjatë javës së modës, stilon, bën tatuazhe për një legjendë futbolli siç është babi i saj, David Beckham dhe së fundmi ka takuar një pjesëtar të familjes mbretërore...megjithëse nuk është se u emocionua shumë për këtë.

Gjatë së shtunës, vogëlushja e gjeti veten balle-për-ballë me Princin Harry, ndërsa merrnin pjesë në një ndeshje bamirësie futbolli nga UNICEF. Harry, si një zotëri i vërtetë, pasi i shtrëngoi dorën vëllezërve të saj, i zgjati dorën dhe vajzës së vogël të Victoria Beckham.

Kjo e fundit, nuk e dinte se çfarë duhet të bënte, siç do bënte çdo person tjetër përballë një princi. Prandaj hezitoi për pak sekonda, derisa i dha shtrëngimin e vërtetë dhe përfundimtar të një princeshe.

​Princi Harry nuk mund të fitojë zemrën e çdo femre dhe David Beckham natyrisht po e mëson mirë vajzën e tij si të bëjë të vështirën.
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar