Video/ Vetëvendosja vijon sulmet
vezë kryetarit të komisionit Mehe

Video/ Vetëvendosja vijon sulmet<br />vezë kryetarit të komisionit Mehe
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë goditur me vezë sot Murat Mehën, Kryetarin e Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

"Ai si Kryetar i atij komisioni, ka bërë lëshime të mëdha, me ç’rast mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës ia ka dhënë Malit të Zi. Si rezultat i marrëveshjeve të tilla që dëmtojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës, shteti jonë tash e sa muaj është në krizë të thellë politike. As pas konstatimeve të ekspertëve se marrëveshja për demarkacionin është gabim, ky milioner i Qeverisë së Kosovës nuk reflektoi."-shkruan levizja vetëvendosja në njoftimin e saj

Ndërkohë aktivistët paralëjmërojnë aksione e protesta  që nuk do të ndalen deri në tërheqjen e marrëveshjeve të cilësuara të dëmshme për vendin dhe deri në largimin e kësaj qeverie."Deri atëherë, përgjegjësit për këto dëme, nuk do t’i lëmë të qetë."-thuhet në njoftim
 
 

Goditet me vezë Murat MehaAktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e goditën me vezë sot Murat Mehën, Kryetarin e Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi. Ai si Kryetar i atij komisioni, ka bërë lëshime të mëdha, me ç’rast mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës ia ka dhënë Malit të Zi. Si rezultat i marrëveshjeve të tilla që dëmtojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës, shteti jonë tash e sa muaj është në krizë të thellë politike. As pas konstatimeve të ekspertëve se marrëveshja për demarkacionin është gabim, ky milioner i Qeverisë së Kosovës nuk reflektoi. Aksionet dhe protestat tona nuk do të ndalen, deri në tërheqjen e marrëveshjeve të dëmshme, dhe deri në largimin e kësaj qeverie. Deri atëherë, përgjegjësit për këto dëme nuk do t’i lëmë të qetë.

Posted by  on Monday, January 11, 2016


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin