VIDEO/ Vllaznia fiton 'Klasiken' me Tiranën, Teuta dhe Erzeni paqe dhe gola në derbi

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi sot dy ndeshjet e radhës të vlefshme për javën e 21-të. Në "Loro Boriçi" të Shkodrës, Tirana u mund 1-0 nga Vllaznia. Në duelin tjetër në "Niko Dovana", Erzeni dhe Teuta barazuan 1-1. Me fitoren e Vllaznisë kundër kryesueve të Tiranës, gara për titullin në Superligë tanimë është e hapur, me bardheblutë që nuk e "vrasin" dot kampionatin. Nesër në 13:00 raundi i 21-të mbyllet me Bylis - Partizani.

Vllaznia fitoi 0-1 me Tiranën në "Loro Boriçi". Ndeshja"Klasike" mes dy skuadrave foli për kuqeblutë, teksa përballja u zhvillua në Shkodër kjo pas një marrëveshje nga faza e dytë kur stadiumi "Loro Boriçi" nuk ishte gati dhe Vllaznia ishte pritëse në kryeqytet. Përballja e javës së 21-të në Superligë u vendos nga goli i Herald Markut në minutën e 51 të ndeshjes. Ka qenë ndërhyrja e gabuar e Behiratche në dëm të Balaj, me Jorgjin që akordoi penallti. Me këtë fitore Vllaznia shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e dytë, tre pikë më pak se Tirana kryesuese.

Erzeni dhe Teuta barazuan 1-1 në "Niko Dovana" për javën e 21-të në Superligë. Derbi prodhoi një gol në secilën pjesë, me skuarat që në fund ndanë nga një pikë. Sherif Kallaku shënoi për Teutën në minutën e shtatë një 11 metërsh të fituar nga ai vetë, ndërsa në minutën e 87 Vitor Leao barazoi për shijakasit. Erzeni me 31 pikë qëndron në vendin e tretë, ndërsa Teuta me 25 pikë renditet e shtata.

Superliga - java 21:

E shtunë

Laçi 0-1 Egnatia

Kukësi 1-0 Kastrioti

E diel

Erzeni 1-1 Teuta

Tirana 0-1 Vllaznia (Loro Boriçi)

E hënë

13:00 Bylis - Partizani

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
Mposhtën Tiranën, Mirel Josa: Titullin s'e mendoj, fitorja na shton përgjegjësinë

Vllaznia fitoi 0-1 me Tiranën për javën e 21-të në Superligë. Pas ndeshjes trajneri i shkodranëve, Mirel Josa ka thënë se nuk e mendon titullin dhe se kjo fitore i shton përgjegjësinë.

"Nuk mendoj shumë për kampionatin. Diferencat mes skuadrave nuk janë të mëdha, ne duhet të sigurojmë sa më shpejt Europën. Tre pikët na japin siguri, optimizëm. Të tilla janë ndeshjet derbi. Ekspert janë lojtarët në fushë, për mendimin tim sot luajtën shumë mirë. Pavarësisht lëvizjeve, skuadra tregoi një luftë të fortë sportive, sepse pa të nuk fitohet asgjë.

Titulli? Nuk kam folur për titullin edhe kur kam qenë 12 pikë para. Kjo fitore na shton detyrimet për ndeshjet e ardhshme. Në pjesën e parë nuk ishim shumë të qetë, Tirana na bënte shumë presing. Balaj ishte vetëm në sulm dhe kundërshtari fitonte topin shumë shpejt. Menduam që të shtojmë edhe një lojtar në sulm, që të kishim një pikë referimi më shumë. Më interesojnë vetëm 3 pikët. Dua që skuadra të rrisë vetbesimin. Penalltitë i gjuan Marku", tha Josa.

Ora 18:31
Orges Shehi: Nuk e di si e dha penallti Jorgji, s'e meritonim humbjen

 

Tirana humbi 1-0 me Vllazninë për javën e 21 në Superligë. Pas ndeshjes për mediat foli trajneri i bardhebluve, Orges Shehi. Tekniku e ka me gjykimin e kryesorit Enea Jorgji, pasi sipas tij penalltia që vendosi takimin nuk qëndronte.

"E kam thënë që do të jetë një ndeshje rivalesh, nuk e meritonim këtë rezultat për atë çfarë dhamë në fushë dhe ekipi kundërshtar doli me fitore. Ndeshjet e tilla, një gol ndryshon rrjedhën e ngjarjes, ne u munduam të kthenim sfidën kemi djem të rinj që premtojnë, nuk duhet të hedhim përgjegjësinë ndaj atyre. Patëm 2-3 raste para portës dhe mund t'i zgjidhim më mirë në mbrojtje dhe në sulm.

Futa dhe Berishën dhe Nikqin, kisha gjithë kontigjentin në fushë edhe kundërshtari ka goxha cilësi. Na vendosën në vështirësi dhe Balaj uli topa të mirë, por ne nuk e merituam humbjen sot. Për mua nuk ishte penallti, por gjithsecili e gjykon si të dojë dhe me atë situatë nuk di çfarë të them. Ne ishim të kujdesshëm pjesën e dytë dhe munduam të ndryshojmë, për efekt të golit po kërkonim të sulmonim, lojtarët mund të jenë më agresivë. Mos prishni ndeshje mes rivalëve të ketë raste pafund", tregoi Orges Shehi.

Ora 18:12
VIDEO/ Dy gola në derbi, Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët në 'Niko Dovana'

Erzeni dhe Teuta barazuan 1-1 në "Niko Dovana" për javën e 21-të në Superligë. Derbi prodhoi një gol në secilën pjesë, me skuarat që në fund ndanë nga një pikë. Sherif Kallaku shënoi për Teutën në minutën e shtatë një 11 metërsh të fituar nga ai vetë, ndërsa në minutën e 87 Vitor Leao barazoi për shijakasit. Erzeni me 31 pikë qëndron në vendin e tretë, ndërsa Teuta me 25 pikë renditet e shtata.

Ora 18:07
VIDEO/ Penallti e diskutueshme, Marku e kthen në gol! Vllaznia fiton me Tiranën dhe hap Superligën

Vllaznia fitoi 0-1 me Tiranën në "Loro Boriçi". Ndeshja"Klasike" mes dy skuadrave foli për kuqeblutë, teksa përballja u zhvillua në Shkodër kjo pas një marrëveshje nga faza e dytë kur stadiumi "Loro Boriçi" nuk ishte gati dhe Vllaznia ishte pritëse në kryeqytet. Përballja e javës së 21-të në Superligë u vendos nga goli i Herald Markut në minutën e 51 të ndeshjes. Ka qenë ndërhyrja e gabuar e Behiratche në dëm të Balaj, me Jorgjin që akordoi penallti. Me këtë fitore Vllaznia shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e dytë, tre pikë më pak se Tirana kryesuese.

S.Dh/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë