VIDEO/ Teuta mund Tiranën në 'Niko Dovana', bardheblutë 'i lënë' vendin e parë Partizanit para derbit! Vllaznia në krizë totale, Bylis mposht Egnatian në transfertë

Superliga shqiptare zhvilloi sot tre ndeshjet plotësuese për javën e 14-të. Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti fitoi 1-0 me Vllazninë falë një goli nga Zogaj në minutën e 66. Në duelin tjetër, Bylis fitoi 0-1 në transfertë me Egnatian duke iu falur një goli nga Flamur Ruçi në minutën e 90+3. Teuta fitoi 1-0 me Tiranën për javën e 14-të të Superligës në "Niko Dovana" të Durrësit.

Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti fitoi 1-0 me Vllazninë duke zhytur në krizë totale shkodranët. Për këtë u kujdes Silvio Zogaj, lezhjani që luan me krutanët dhe vetëm pak sekonda para se të shënonte u fut në fushë. Në minutën e 66 të ndeshjes Zogaj siguroi tri pikët për të tijtë, me Kastriotin që shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e shtatë. Vllaznia me 19 pikë qëndron në vendin e gjashtë, teksa merr humbjen e dytë në Superligë në pak ditë.

Në Rrogozhinë, Egnatia humbi 0-1 me Bylis. Do duhej minuta e tretë e shtesës që Flamur Ruçi të dërgonte topin në rrjetë për t'i dhënë tri pikë të tijve. Kapiteni i Bylis ia dedikoi golin vëllait të tij 24 vjeçar që humbi jetën pak ditë më parë në një zjarr në Londër. Pas afro tre muajsh Bylis rikthehet te fitorja, teksa tri pikëshi i fundit daton në 30 shtator. Me 21 pikë Egnatia vijon të qëndrojë në vendin e tretë, teksa me 15 pikë Bylis shkon në vendin e tetë.

Teuta fitoi 1-0 me Tiranën për javën e 14-të të Superligës në "Niko Dovana" të Durrësit. Autogoli i Najdovskit në minutën e 65 vendosi ndeshjen, me bardhebutë që shkojnë në derbin me Partizanin si të dytët në klasifikim duke i "lënë" kreun të kuqve.

Ndeshja nisi mirë për Teutën, me djemtë e Edi Martinit që patën mundësi me Lorenco Vilën. Në fundin e 45 minutave të para Teuta shënoi me Ledjo Beqja, teksa pas konsultimit me VAR goli u anullua.

Edhe në pjesën e dytë ndeshja ishte e luftuar nga dy skuadrat, teksa dueli u vendos në minutën e 65. Një skemë e durrsakëve me pasimin e Hebaj dhe goditjen e Albion Markut nga 25 metra, bëri që Najdovski të ishte i pafat me devijimin e tij duke nxjerrë jashtë trajektores Visar Bekaj. Megjithë hedhjen në sulm nga bardheblutë dhe pesë minutat e shtesës, rezultati në fund nuk ndryshoi. Pas kësaj ndeshje Tirana me 25 pikë mban vendin e dytë, një më pak se Partizani kryesues. Të mërkurë në 20:00 në "Air Albania" do luhet derbi i kryeqytetit mes dy skuadrave. Nga ana tjetër Teuta merr fitoren e dytë rradhazi me Edi Martinin në krye dhe të parën në shtëpi për këtë sezon, duke u ngjitur në vendin e parafundit me 14 pikë.

Pas javës së 14-të në Superligë, Partizani kryeson me 26 pikë, Tirana e dyta me 25 pikë, teksa ndjekin Egnatia dhe Erzeni me 21 pikë. Vllaznia e gjashta me 19 pikë teksa në fund Bylis, Teuta dhe Kukësi. Java e ardhshme zhvillohet mesjavën që vjen në dy ditë.

Rezultatet e javës së 14-të:

Laçi 1-0 Erzeni

Partizani 2-1 Kukësi

Egnatia 0-1 Bylis

Kastrioti 1-0 Vllaznia

Teuta 1-0 Tirana

Renditja pas javës së 14-të:

Kalendari i javës së 15-të:

E mërkurë 21 dhjetor:

13:00 Kukësi - Laçi

20:00 Tirana - Partizani

E enjte 22 dhjetor:

13:00 Erzeni - Bylis

13:00 Kastrioti - Egnatia

15:45 Vllaznia - Teuta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:42
VIDEO/ Tirana 'rrëshqet' kundër Teutës në transfertë dhe lëshon kreun, Partizani në vendin e parë të Superligës para derbit

Teuta fitoi 1-0 me Tiranën për javën e 14-të të Superligës në "Niko Dovana" të Durrësit. Autogoli i Najdovskit në minutën e 65 vendosi ndeshjen, me bardhebutë që shkojnë në derbin me Partizanin si të dytët në klasifikim duke i "lënë" kreun të kuqve.

Ndeshja nisi mirë për Teutën, me djemtë e Edi Martinit që patën mundësi me Lorenco Vilën. Në fundin e 45 minutave të para Teuta shënoi me Ledjo Beqja, teksa pas konsultimit me VAR goli u anullua.

Edhe në pjesën e dytë ndeshja ishte e luftuar nga dy skuadrat, teksa dueli u vendos në minutën e 65. Një skemë e durrsakëve me pasimin e Hebaj dhe goditjen e Albion Markut nga 25 metra, bëri që Najdovski të ishte i pafat me devijimin e tij duke nxjerrë jashtë trajektores Visar Bekaj. Megjithë hedhjen në sulm nga bardheblutë dhe pesë minutat e shtesës, rezultati në fund nuk ndryshoi. Pas kësaj ndeshje Tirana me 25 pikë mban vendin e dytë, një më pak se Partizani kryesues. Të mërkurë në 20:00 në "Air Albania" do luhet derbi i kryeqytetit mes dy skuadrave. Nga ana tjetër Teuta merr fitoren e dytë rradhazi me Edi Martinin në krye dhe të parën në shtëpi për këtë sezon, duke u ngjitur në vendin e parafundit me 14 pikë.

Ora 15:09
VIDEO/ Gol në shtesë, Bylis fiton me Egnatian 'in-extremis'

Në Rrogozhinë, Egnatia humbi 0-1 me Bylis. Do duhej minuta e tretë e shtesës që Flamur Ruçi të dërgonte topin në rrjetë për t'i dhënë tri pikë të tijve. Kapiteni i Bylis ia dedikoi golin vëllait të tij 24 vjeçar që humbi jetën pak ditë më parë në një zjarr në Londër. Pas afro tre muajsh Bylis rikthehet te fitorja, teksa tri pikëshi i fundit daton në 30 shtator. Me 21 pikë Egnatia vijon të qëndrojë në vendin e tretë, teksa me 15 pikë Bylis shkon në vendin e tetë.

Ora 15:08
VIDEO/ Vllaznia dy humbje në pak ditë, Kastrioti 'tërbon' shkodranët! Mirel Josa: Iki nëse jam unë problemi

Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti fitoi 1-0 me Vllazninë duke zhytur në krizë totale shkodranët. Për këtë u kujdes Silvio Zogaj, lezhjani që luan me krutanët dhe vetëm pak sekonda para se të shënonte u fut në fushë. Në minutën e 66 të ndeshjes Zogaj siguroi tri pikët për të tijtë, me Kastriotin që shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e shtatë. Trajneri i ri i krutanëve, Ardian Mema debuton me tri pikë në stol. Vllaznia me 19 pikë qëndron në vendin e gjashtë, teksa merr humbjen e dytë në Superligë në pak ditë.

Ardian Mema e ka nisur me fitore te Kastrioti, pasi krutanët me golin e Zogajt dhe rezultatin 1-0 morën 3 pikët kundër Vllaznisë. Ardian Mema, trajner i Kastriotit: “Ishte fitore me shumë vlera sepse kishim shumë mungesa. Lojtarët kanë qenë të ngarkuar dhe merr shumë rëndësi për shkak se përballë ishte Vllaznia”, tha Mema.


Për Vllazninë, përfshirë edhe Superkupën, kjo ishte humbja e tretë rradhazi dhe pikëpyetjet për largimin ose jo të trajnerit Mirel Josa janë ngritur tashmë.
“Klubi merr vendimet dhe nëse është problem Josa te Vllaznia, iki që në këtë moment”, tha Mireli

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja